Drita–Drenica nis me mesazh të fuqishëm në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Futboll

Drita–Drenica nis me mesazh të fuqishëm në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 21:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët dolën në fushë me pankarta ku shkruhej: “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër.”

“Kosova ju pret!”

Sipas njoftimit, në pankarta u shfaqën edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përcjellë mesazh mbështetjeje për ta dhe për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ky solidarizim vjen vetëm pak ditë para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Kosova po pret! UÇK”, thuhet në njoftim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat