Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacion i madh policor në Sarandë, goditen grupet e shpërndarjes së drogës! Disa persona të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Operacion i madh policor në Sarandë, goditen grupet e
Policia e Sarandës

Një operacion i madh është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Raportohet se në fokusin e policisë është goditja e grupeve kriminale që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Mësohet se deri më tani, në prangat e policisë kanë rënë disa persona, ndërsa thuhet se janë arrestuar edhe “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë.

Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe kokaine dhe kanabisi, si dhe janë kapur disa armë.

Pas denoncimeve të bëra, policia ka nisur aksionin antidrogë. Pritet që për këtë aksion të ketë edhe një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese