Shqiptarët i sjellin pikë Grasshoppersit

Futboll

Shqiptarët i sjellin pikë Grasshoppersit

Nga: K.Goca Më: 5 shtator 2026 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Shqiptarët Samuel Krasniqi e Bujar Pllana i sjellin pikë të madhe skuadrës së Grasshoppersit, duke barazuar me rezultat 2:2 me Zurich-un. 

Mysafirët ishin afër fitores, por këtë ia mohoi Bujar Pllana në minutën e 90+6.  

Samuel Krasniqi shënoi në minutën e 58-të për rezultatin 1:1.

Bledian Krasniqi asistoi në golin e parë të Zurich-ut ku Spadanuda shënoi në minutën e 54-të.

Për Grasshoppers shënuan Krasniqi (58'), Pllana (90'+6) dhe për Zurich Spadanuda (54'), Emmanuel (80').

Bujar Pllana, kapiteni Amir Abrashi e Samuel Krasniqi – u paraqitën standardë për Grasshoppersin, si dhe  Lindrit Kamberi, Bledian Krasniqi për Zurich-un.

Morandi humbi rastin më të mirë nga penalltia në minutën e 65-të, ku dështoi nga penalltia.

Pas javës së 7-të në elitën e futbollit zviceran, Zurich është në vend të tetë me 7 pikë dhe Grasshoppers në të 11-tin me 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat