VIDEO-37 ditë protestë/ Divjaka vijon t’i thotë ‘Jo’ reformës së PS, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22:02, 05/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

37 ditë protestë në Divjakë janë një kohëzgjatje e madhe për të rezistuar, teksa numri i qytetarëve që dalin në mbrëmje për të mbrojtur bashkinë nga eliminimi është gjithmonë e më i vogël.

Qëndrestarët vazhdojnë të kërkojnë mos shkrirjen e Bashkisë Divjakë, në kuadër të projektit të PS për reformën administrative territoriale.

Në fjalët e tyre kërkojnë llogari nga deputetët dhe kryeminsitri, pasi Divjaka nuk meriton të mos ketë institucione.

Një prej tyre theksoi se jo vetëm që nuk duhet ta lejojnë shkrirjen, por shtoi se duhet të punojnë për ta zhvilluar dhe fuqizuar më shumë.

‘Kjo bashki e vogël si e Divjakës, por me njerëz të mëdhenj, me dinjitet, që deri më sot i ka përmbushur detyrat e saj dhe ne duam me gjithë zemër të vazhdojmë dhe ta zhvillojmë dhe të fuqizohet më tepër.’, tha një qytetar.

Një qytetar tjetër shënjestroi kryeministrin duke thënë:

‘Kryeministri ia ka shtuar hallet qytetarit të Divjakës. Kërkon të shpopullojë të gjithë Shqipërinë. Është faj që të ikin djemtë nga Divjaka, të emigrojnë dhe të lënë tokën e tyre. Është injorancë dhe pabesi. Divjakës nuk i ke ngulur thikën pas shpine por vetvetes.’, tha ai.

Në fund të protestës së 37, nisi marshimi në rrugët e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco