'Sot u hodh vetëm hapi i parë'/ Këlliçi nga SHBA paralajmëron zhvillime të reja: 5 vite padrejtësi. E drejta dhe e vërteta triumfoi!

'Sot u hodh vetëm hapi i parë'/ Këlliçi nga SHBA paralajmëron zhvillime të reja: 5 vite padrejtësi. E drejta dhe e vërteta triumfoi!

13:27, 05/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbërritjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një faze të re të betejës politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe aktorëve të tjerë, duke theksuar se pas një çështjeje që, sipas tij, ka rënduar për pesë vite mbi demokratët, fshihet një “operacion korruptiv e kriminal”.

“U desh shumë forcë e vendosmëri e demokratëve dhe Sali Berishës për të çmontuar një operacion korruptiv e kriminal ku u përfshinë shumë aktorë, me Edi Ramën në krye!”, shkruan Këlliçi.

Ai shprehet se për pesë vite demokratët kanë mbajtur mbi vete një “damkë të pamerituar”, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë dhe një padrejtësi të madhe.

“5 vjet u mbajt padrejtësisht në kurrizin tonë një damkë e pamerituar, një barrë e rëndë dhe padrejtësi e madhe”, vijon nënkryetari i PD-së.

Këlliçi pretendon se në fund “e drejta dhe e vërteta triumfoi”, por thekson se kjo histori nuk duhet të mbyllet me kaq.

Sipas tij, çështja kërkon transparencë të plotë, jo vetëm për demokratët, por në funksion të interesit publik dhe të vendit.

“Kjo është një histori që nuk duhet arkivuar, por që meriton transparencë si shërbim ndaj interesit publik dhe ndaj vendit”, shprehet ai.

Në fund, Këlliçi i referohet drejtpërdrejt mbërritjes së Sali Berishës në SHBA, duke lënë të kuptohet se priten zhvillime të tjera.

“Sot me mbërritjen e Sali Berishës në SHBA është hedhur vetëm hapi i parë!”, përfundon Këlliçi.

Postimi i Këlliçit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco