VIDEO/ Debutim fantastik për Asllanin, shënon gol spektakolar dhe vulos fitoren Al Jazzira-s

VIDEO/ Debutim fantastik për Asllanin, shënon gol spektakolar dhe vulos fitoren Al Jazzira-s

20:44, 05/09/2026

Kristjan Asllani ka bërë një debutim ëndrrash me fanellën e Al Jazzira-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke lënë menjëherë gjurmën e tij në skuadrën e re.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli në transfertën ndaj Shabab Al-Ahlit, por u aktivizua në minutën e 64-t dhe pati kohë të mjaftueshme për të dhuruar momentin e tij të madh.

Në minutën e 90+1-të, Asllani realizoi një gol spektakolar që vulosi fitoren 3-1 të Al Jazira-s. Shqiptari goditi me të djathtën nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Goli i Asllanit

Një debutim perfekt për Asllanin, i cili jo vetëm ndihmoi skuadrën të siguronte tri pikët, por edhe fitoi menjëherë simpatinë e tifozëve të Al Jazira-s, të shumtë në shkallët e stadiumit.

Fitorja e mban Al Jazira-n në krye të renditjes, me pikë të plota pas katër javësh kampionat. Për Asllanin, ndërkohë, ky është një start i jashtëzakonshëm në aventurën e re në futbollin e Emirateve.

@adsportstv

"دورينا ليس مستعداً لكل هذا يا جزراوي.. هدف الصدارة هدف القمة" ⚪⚫✨ بعد مجهود رائع من ميلسون.. النجم كريستيان أسلاني يحسم الفوز لفريق الجزيرة بهدف ثالث من تسديدة خرافية ⚽💥 #شباب_الأهلي_الجزيرة #دوري_أدنوك_للمحترفين

♬ original sound  - قناة أبوظبي الرياضية

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco