Hansi Flick ka qetësuar tifozët e Barcelonës për gjendjen e Lamine Yamalit në prag të transfertës ndaj Valencias. Sulmuesi 19-vjeçar mungoi në pjesën e parë të seancës së fundit stërvitore, pasi kishte marrë një goditje, por trajneri gjerman konfirmoi se nuk bëhet fjalë për asgjë shqetësuese.
“Ka marrë një goditje dhe ishte më mirë që të stërvitej me një ritëm më të ulët, por është në formë perfekte për nesër. U stërvit më vonë dhe do të jetë gati”, deklaroi Flick, duke konfirmuar se Yamal pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen në Mestalla.
Në repartin ofensiv, Flick pritet të vazhdojë t’i besojë Raphinha-s në rolin e numrit 9. Braziliani ka realizuar pesë gola në tri ndeshjet e para të LaLigas dhe trajneri e konsideron zgjedhjen më të mirë për këtë pozicion.
“Raphinha është opsioni ynë më i mirë si numër nëntë. Ai futet gjithmonë në qendër, duhet të jetë i përfshirë në lojë, ka presing, intensitet dhe shpejtësi. Gjithashtu mbrohet mirë dhe është gjithmonë në formë”, tha Flick.
Ndërkohë, ndaj Valencias mund të vijë edhe debutimi i Gabriel Jesus me fanellën e Barcelonës. Flick nuk e sheh brazilianin si titullar, por konfirmoi se ai mund të luajë disa minuta gjatë pjesës së dytë.
“Më pëlqeu ajo që pashë në stërvitje. Është gati të luajë disa minuta dhe mund t’i ofrojë skuadrës disa opsione, sidomos në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: