Integrimi/ Berisha: Rama i beson më shumë Lubisë dhe drogës, dhe ia hedh fajin Europës

Integrimi/ Berisha: Rama i beson më shumë Lubisë dhe drogës, dhe ia hedh fajin Europës

16:38, 05/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës në Itali, i cili është shprehur se ‘fajin e ka Europa’, pasi Shqipëria nuk futet dot në BE, siç ka mashtruar më herët kryeministri, për vitin 2027.

Sipas Berishës, fajin nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij ‘fajin e ka Europa’ pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE.

Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falënderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumente themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në fakt ai mund të falënderojë sa të dojë Putinin, por fajin nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi  narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco