SYRI TV/ ​Festa e Nënë Terezës kremtohet në Shkodër, mesha solemne në Bazilikën e Nënës së Këshillit të Mirë

15:43, 05/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me një moment lutjeje dhe adhurimi, si dhe me meshën e shenjtë, u kremtua në Shkodër festa e Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe më të braktisurve.

Në Bazilikën e Nënës së Këshillit të Mirë, mesha solemne u drejtua nga Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit.

Në fjalën e tij, Imzot Peragine theksoi se në jetën e Nënë Terezës ishte Zoti ai që bëri gjëra të mëdha, ndërsa ajo i hapi zemrën Atij. Sipas tij, Nënë Tereza na mëson jo vetëm t’u shërbejmë të varfërve, por edhe të njohim Zotin dhe të varfrit.

Një moment i veçantë ishte dëshmia e Afërdita Onuzit, etnografe dhe studiuese e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ajo solli në vëmendje vlerën historike dhe etnografike të veshjes tradicionale të Nënë Terezës, e cila u prezantua në ekspozitë si dëshmi e lidhjes së shenjtores me rrënjët e saj shqiptare.

Në këtë ditë, lutjet u drejtuan për Shqipërinë, familjet, të varfrit, të sëmurët dhe veçanërisht për të rinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco