Ndërron jetë personi i aksidentuar më 18 gusht në Loxhë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndërron jetë personi i aksidentuar më 18 gusht në Loxhë
aksident TRAFIKU1234
Foto Ilustruese
05/09/2026 - 20:17
Linku u kopjua

Ka ndërruar jetë Ismet Alimusaj nga Strellci i Deçanit, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht të këtij viti në fshatin Loxhë të Pejës.

Mësohet se Alimusaj ishte duke marrë tretman mjekësor në një spital në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026