Ushtria amerikane thotë se ka goditur tre anije cisternash nafte të lidhura me Iranin, pasi raketat balistike u lëshuan drejt dy prej anijeve të saj luftarake në rajon.
Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) tha të shtunën se kishte “çaktivizuar përgjithmonë” një tanker pranë ishullit Kharg dhe një tjetër pranë Ngushticës së Hormuzit, si dhe kishte “shkatërruar plotësisht” një të tretë në Gjirin e Omanit, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
Mediat shtetërore iraniane raportuan më parë se një nga anijet e saj cisternë ishte goditur në brigjet e ishullit Kharg.
Teherani nuk i pranoi menjëherë sulmet ndaj anijeve amerikane."Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë forcat amerikane dhe, nëse është e nevojshme, të shkatërrojmë flotën e kufizuar dhe të ekspozuar të naftës së Iranit."
Centcom, i cili mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, pretendoi se tre cisternat iraniane të naftës ishin "pjesë e një rrjeti hije prej shumë miliardë dollarësh që financon IRGC-në dhe përfaqësuesit e saj rajonalë".