Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në ditën e 98-të të protestës kundër qeverisë.
Të shumtë në numër, ata po lëvizin përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës, duke mbajtur pankarta dhe duke përcjellë thirrje kundër Edi Ramës dhe qeverisë.
“Pushtet i rrezikshëm”, “Rama ik” dhe mesazhe kundër korrupsionit janë ndër parullat e përdorura gjatë protestës.
Marshimi pritet të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të përcjellin kërkesat e tyre për largimin e Ramës dhe ndryshimin e kastës së vjetër politike.














