Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar edhe në Himarë, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në zonë.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u kontrolluar.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi sipërfaqen e përfshirë nga flakët apo dëmet e shkaktuara, ndërsa situata në zonë mbetet problematike.
Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, flakët janë të përmasave të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi.
Raportohet se deri më tani një banesë është djegur, ndërsa flakët vijojnë të rrezikojnë edhe banesa të tjera.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Himarës janë angazhuar ekipe nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi.
Klikoni videon













