• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndryshon ligji/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish

by Lajm Lajm
September 4, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Ndryshon ligji/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ri të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërtuesit të cilët kanë ndërtuar këto objekte pa leje ose në tejkalim të saj, ndalohen t’i blejnë sërish.

Tre vjet më parë, qeveria miratoi një ligj, që i jepte të drejtën të konfiskonte pallatet e ndërtuara pa leje apo ato që kishin kaluar më shumë se 10 për qind sipërfaqen nga ajo e parashikuar në lejen e ndërtimit.

Si rezultat i këtij ligji shteti konfiskoi me dhjetra pallate, kryesisht në Tiranë. Ndër to, dy pallate ishin ndërtuara nga biznesmeni Lul Morina në zonën e Liqenit të Thatë tërësisht pa leje, një tjetër nga Pëllumb Salillari po në këtë zonë, ndërkohë që Armand Lilos iu mor kulla Eyes of Tirana, e cila kishte disa kate shtesë mbi lejen e miratuar.

Por pas konfiskimit nga shteti, të gjitha këto objekte u nxorrën në shitje dhe u blenë sërish nga njerëzit që i kishin ndërtuar me çmimet qesharake rreth 200 euro për metër katrorë.

Ligji i tre viteve më parë u argumentua nga qeveria si një masë për të ndalur ndërtimet e larta pa leje. Por për shkak se ndërtuesit i blinin sërish objektet e ndërtuara në shkelje të ligjit, me çmime qesharake, ligji jo vetëm që nuk frenoi ndërtimet pa leje, por edhe i shtoi ato, pasi përmes blerjes nga shteti, ndërtimet pa leje legalizoheshin.

Për të frenuar këtë dukuri, qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin duke mos lejuar më ndërtuesit që të marrin pjesë në ankandet për shitjen e objekteve të sekuestruara.

“Subjektet, në cilësinë e zhvilluesit/zbatuesit/mbikqyrësit/kolauduesit të pronës së konfiskuar nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurat e shitjes,” thuhet në projektligjin e ri.

Kjo klauzolë do të ketë një periudhë tranzitore prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit të ri. Përtej kësaj, drafti i ri ja kalon të gjithë administrimin e objekteve të sekuestruara Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Kjo agjenci do të ketë të drejtën të përcaktojë destinacionin e objekteve të sekuestruara duke vendosur nëse do t’i përdorë për qëllime publike apo do t’i nxjerrë në ankand për shitje./ Kapitali.al

Tags: Armando liloligjipallate
Previous Post

Bllokimi i instagramit të dhjetëra protestuesve/ Politico: “Meta” të sqarojë çfarë ka ndodhur

Next Post

Qielli nxihet në Vlorë, shtëllungat e tymit nga zjarret e Fierit përhapen në qytet

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Qielli nxihet në Vlorë, shtëllungat e tymit nga zjarret e Fierit përhapen në qytet

Qielli nxihet në Vlorë, shtëllungat e tymit nga zjarret e Fierit përhapen në qytet

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL