E-TJERA

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen me urgjencë pushuesit

zjarrfikese-naten-1-770x410.jpg

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojëmbrëmjen e sotme.

Ngjarja është regjistruar në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit.

Pushuesit janë evakuuar me shpejtësi nga godina dhe, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë në vendngjarje. Fillimisht ka ndërhyrë një automjet zjarrfikës i stacionuar në Velipojë gjatë sezonit turistik, ndërsa nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera për të përforcuar operacionin.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesët e tjera të hotelit.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri është neutralizuar dhe situata është nën kontroll.  

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë përcaktuar. Grupi hetimor pritet të nisë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Të fundit