KRYESORE

Ermal Beqiri në pritje të ekstradimit nga Franca, kompanitë e tij fitojnë tenderin e radhës nga shteti

Screenshot 2026-09-04 205730.png

Një tjetër kontratë publike është fituar nga kompanitë e lidhura me biznesmenin Ermal Beqiri, i cili ndodhet i arrestuar në Francë dhe në pritje të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, në kuadër të akuzave për abuzime me tenderat dhe pengmarrje.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution sh.p.k. dhe HORIZON sh.p.k., kompani të lidhura me Beqirin, për tenderin me objekt “Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”.

Procedura, me numër reference REF-88311-06-01-2026, kishte një fond limit prej 2,244,094 lekësh pa TVSH.

Në garë kanë marrë pjesë gjashtë operatorë ekonomikë. Sipas të dhënave të tenderit, tre prej tyre kanë paraqitur oferta më të ulëta se bashkimi i shpallur fitues:

Albanian Telecommunications Union (UNION) – 1,638,188 lekë
ONE Albania – 1,695,744 lekë
Abissnet – 1,719,296 lekë
NSolution & HORIZON – 1,953,792 lekë (fitues)
Albanian Fiber Telecommunications – 2,051,300 lekë
Albanian Satellite Communications – 14,576,640 lekë
Kështu, oferta fituese rezulton rreth 315.6 mijë lekë më e lartë se oferta më e ulët e paraqitur në procedurë, ndërsa është rreth 258 mijë lekë më e shtrenjtë se oferta e ONE Albania.

auto_wmremove-transformed-2-640x6881788547131.pngScreenshot 2026-09-04 205204.pngScreenshot 2026-09-04 205300.png

Në raport me fondin limit, kontrata është dhënë për rreth 87% të vlerës së parashikuar nga autoriteti kontraktor.

auto_Screenshot_71788547130.jpgauto_Screenshot_81788547243.jpg

Shifrat ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar procedura dhe mbi arsyet e skualifikimit të operatorëve që kishin paraqitur oferta më të ulëta. Për një procedurë publike, diferencat mes ofertave dhe kriteret mbi të cilat disa kompani janë përjashtuar nga gara janë elemente që kërkojnë transparencë të plotë.

Rasti merr një tjetër dimension për shkak të situatës ligjore të biznesmenit Ermal Beqiri. Ndërsa ai ndodhet jashtë Shqipërisë, i arrestuar në Francë dhe në pritje të procedurave të ekstradimit, kompanitë e lidhura me të vijojnë të jenë pjesë e garave për kontrata publike.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse autoritetet përgjegjëse do të japin një shpjegim mbi skualifikimin e ofertave më të ulëta dhe kriteret që çuan në shpalljen fituese të bashkimit NSolution-HORIZON.

Të fundit