Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës në Itali, Berisha: Fajin nuk e ka Europa për dështimet e tij, por narkoshteti

-900-0-1741285844x1200-630-berisha-rama-184-655.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të ardhmen e zgjerimit të Unionit.

Berisha e akuzon kryeministrin se po përpiqet t’ia faturojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa sipas tij, pengesat lidhen me qeverisjen e Ramës dhe situatën politike në vend.

Në rrjetet sociale, Berisha kundërshton gjithashtu deklaratën e Ramës për rolin e luftës në Ukrainë dhe Vladimir Putinit në procesin e zgjerimit të BE-së, me argumentin se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar shumë përpara agresionit rus ndaj Ukrainës.

Postimi i Berishës:

Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës!

Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi  narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.

Të fundit