E-TJERA

Ndihmuan banorët nga zjarri në Fier, dy efektivëve u shkrumbohen makinat

WhatsApp-Image-2026-09-05-at-3_sd.webp

Një situatë e pazakontë është regjistruar gjatë zjarrit masiv që përfshiu një ditë më parë zonën e Levanit në Fier.

Dy efektivë kishin shkuar në ndihmë të banorëve, të cilët po përpiqeshin të mbronin ullishtet dhe pronat e tyre nga zjarri. Automjetet personale i kishin lënë të parkuara në një zonë që fillimisht e kishin konsideruar të sigurt.

Por situata ndryshoi me shpejtësi. Të favorizuara nga era e fortë, flakët ndryshuan drejtim dhe u përhapën edhe në zonën ku ishin parkuar makinat.

Dy efektivët, të angazhuar në terren për përballimin e situatës dhe ndihmën ndaj banorëve, kur janë kthyer te automjetet e tyre, i kanë gjetur ato të përfshira nga zjarri dhe tërësisht të shkrumbuara.

Ndërsa forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ishin të përqendruara në mbrojtjen e banesave dhe pronave, flakët kanë përfshirë edhe automjetet e efektivëve.

Zjarri në Levan mori përmasa të mëdha, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe duke rrezikuar banesa, biznese e prona, ndërsa ndërhyrja u vështirësua nga era dhe përhapja e shpejtë e flakëve

Të fundit