E-TJERA

Bie në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Malësi të Madhe

bie-ne-humnere.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 10:52 është marrë informacioni për ngjarjen. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë konstatuar se 40-vjeçari me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga rënia.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të sqaruar se si ka ndodhur rënia fatale.

Të fundit