Bota

Modeli Itali–Shqipëri drejt zgjerimit në BE, pesë shtete synojnë qendra deportimi jashtë Unionit

Pesë vende të BE-së, Danimarka, Austria, Gjermania, Holanda dhe Greqia, kanë rënë dakord për një model të përbashkët për krijimin e “qendrave të kthimit” jashtë territorit të Bashkimit Evropian.

Në këto qendra do të dërgohen emigrantë të parregullt, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar dhe që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Vendet partnere ende nuk janë bërë të ditura, por Uganda dhe Ruanda përmenden si mundësi.

Pesë shtetet synojnë të jenë gati për transferimet e para në vitin 2027. Ato pritet të financojnë qendrat dhe të negociojnë me vendet pritëse kushtet e qëndrimit, procedurat dhe përgjegjësitë.

Ministrat thonë se qendrat nuk do të jenë burgje apo kampe ndalimi, por struktura ku emigrantëve do t’u jepet një mundësi e re. Projekti do të zbatohet në përputhje me ligjin e BE-së dhe detyrimet ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata si UNHCR dhe IOM.

Megjithatë, nisma ka shkaktuar shqetësime për të drejtat e njeriut dhe përputhshmërinë me ligjin evropian. Ndërkohë, Italia tashmë ka një projekt të ngjashëm me Shqipërinë.

 

Të fundit