E-TJERA

Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë tmerrin: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe

Shatë shtëpi u dgojën, tre prej tyre të banuara, dhe një ullishte u përfshi nga flakët në Himarë. Banorët dhe turistët përjetuan një natë tmerri dhe pasi flaët morën përmasa të mëdha, u bë evakuimi i detyrueshëm.

Për mediat, banorët kanë rrëfyer tmerrin që përjetuan në një natë gati apokalipsi. Një prej tyre shprehet se i janë larguar banesave mes frikës, ndërsa tregon se turistët kanë rrëmbyer valixhet dhe kanë ikur.

“Me çezma në dorë e stabilizuam situatën. A erdhi zjarri nga lart, na erdhi këtu, mezi kemi iku me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë, llastikët i lamë hapur, për 10 minuta i kemi vaditur të gjitha, ne morëm makinat dhe ikëm të gjithë nga shtëpia. Po shuaja zjarrin edhe unë me kushëririn. Turistët i pamë të gjithë të ikin me valixhe”, tha banorja.

Një tjetër u shpreh se policia i ka larguar nga banesa, ndërsa tregon se disa të afërm ishin prekur nga zjarri.

“Për 10 minuta erdhi. Shtëpia e kushërirës së burrit tim u dogj. Zjarri është futur brenda. Erdhi policia, na ndihmoi. Na dha të mirën e parë. Situata ishte tmerr”, thotë një banor tjetër.

Të fundit