E-TJERA

Zjarr në kodrat e fshatit Kot në Selenicë, flakët përfshijnë ullishtet

Një vatër zjarri është aktivizuar në kodrat pranë fshatit Kot, në bashkinë Selenicë, duke përfshirë edhe sipërfaqe të mbjella me ullinj.

Flakët vijojnë të përhapen në terren, ndërsa temperaturat e larta dhe era favorizojnë përparimin e zjarrit dhe vështirësojnë ndërhyrjen për shuarjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Selenicës, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Ndërkohë, zjarri vijon të jetë aktiv dhe shihet edhe nga distanca, ndërsa mbetet ende e paqartë sipërfaqja e përfshirë dhe nëse ka rrezik për banesat pranë zonës.

Të fundit