E-TJERA

Dhuna ndaj Edi Kuçi, shoqërohet në polici këngëtari Joz Marku

Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar në polici ditën e sotme, pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke dhunuar Edi Kuçin, së bashku me persona të tjerë.

Në polici është shoqëruar edhe një tjetër person që dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur të përcaktohet se videoja është regjistruar në zonën e mbikalimit të Rinasit, në Tiranë. Policia ka sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që shfaqen në video.

Ngjarja lidhet me dhunimin e shtetasit nga Kosova, Edi Kuçi. Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës kishte lëshuar një fletë-arresti për Jozefin Markun në lidhje me këtë rast.

Të fundit