E-TJERA

Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës

456456546546546.jpg

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse në Qinam të Tiranës. 

Flakët kanë shkaktuar alarm për shkak të afërsisë me depon, ndërsa në terren janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulanca.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonës së depos, për shmangien e çdo situate që mund të çojë në pasoja më të rënda.

Ngjarja ka marrë përparësi për shkak të rrezikut të mundshëm që paraqet prania e lëndëve plasëse në afërsi të vatrës së zjarrit. Ndërhyrja në terren vijon, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

Sipas raportimeve të fundit, zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë vatrën në Qinam.

Të fundit