Ditari i Opozitës

10-vjetori i shenjtërimit, Shehu: Nënë Tereza, figura më e madhe që Shqipëria i ka dhënë njerëzimit

793478589_4566051790298450_6804509422296375680_n.jpg

Në 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, sjell në vëmendje figurën e shenjtores shqiptare dhe kontributin e saj për njerëzimin.

Përmes rrjeteve sociale, Shehu e cilëson Nënë Terezën si një nga personalitetet më të mëdha që Shqipëria i ka dhënë botës në epokën moderne, duke e lidhur trashëgiminë e saj me krenarinë kombëtare dhe vlerat që shqiptarët duhet të përcjellin.

"Nene Tereza e Shenjte, Shqiperia i ka dhene Botes nje nga njerezit me te medhenj te epokes moderne! Ajo 10 vite me pare, me 4 Shtator 2016 u shpall e Shenjte nga Papa Francesko. Pa dyshim Nene Tereza eshte personaliteti me madhor i Kombit tone ne epoken moderne. Krenari e frymezim per ate, qe me cfare mund te kontribuojne shqiptaret per rruzullin mbare. Sepse “Shqipetarja e Vogel” sic e ka quajtur Papa Vojtila, u be Frymezuesja e Madhe per njerezimin.

Qe me mesazhet e saj, penetrimin ne shpirtin e zemren e njerezve, perkushtimin ndaj tyre, ishte nje nga shtyllat kryesore, krahas Presidentit Regan e Papa Gjon Pali i Dyte, edhe per rrezimin e komunizmit, pa miliona te vrare! Shqiptaret duke i dhene Europes e njerezimit personalitete madhore si Gjergj Kastrioti Skenderbeu e e Shenjta Nene Tereza, duhet te jene perhere krenar e te frymezuar me idealet e tyre", shkruan Shehu. 

 

Të fundit