Flash News
Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës
Zjarr i përmasave të mëdha në Fierit, flakët përfshijnë ullishtet, rrezikohen bizneset
Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden të gjallë pas 9 ditësh në tunelin e hidrocentralit
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina
Përmbyset mjeti bujqësor në Vajkan, plagoset 53-vjeçari
Mbyllja e profileve të aktivistëve, reagon kompania e Kushner: Lëvizje artificiale, s'jemi të befasuar

Nga Alice Taylor-Politico.eu
Dhjetëra llogari në Instagram të përdorura nga aktivistë, gazetarë shqiptarë dhe kreu i një partie opozitare janë mbyllur ose çaktivizuar, në një kohë kur vijojnë protestat kundër një projekti për ndërtimin e një hoteli luksoz, të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
Protestat në Shqipëri kanë vijuar prej gati 100 ditësh kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Jared Kushner, i cili është i martuar me Ivanka Trump, vajzën e madhe të presidentit amerikan. Demonstratat, të pagëzuara si “Revolucioni Flamingo”, janë shndërruar më pas në një lëvizje që kërkon dorëheqjen e të gjithë qeverisë shqiptare.
Sandro Gozi, eurodeputet italian dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane, dënoi bllokimin e llogarive në Instagram.
“Kur dhjetëra llogari opozitare dhe aktivistësh, të lidhura me të njëjtën lëvizje proteste, zhduken pothuajse në të njëjtën kohë, nuk mund ta trajtojmë thjesht si një problem teknik”, tha Gozi në një deklaratë të shpërndarë për mediat të enjten.
“Meta duhet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur dhe duhet ta bëjë këtë shpejt”, shtoi ai.
Rrjetet sociale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në protestë, duke u mundësuar qytetarëve dhe gazetarëve të raportojnë në kohë reale përmes llogarive të tyre, të mobilizojnë protestuesit dhe të dokumentojnë përplasjet me policinë.
Por gjatë javëve të fundit, këto llogari janë përballur me njoftime për shkelje të të drejtave të autorit, fshirje të përmbajtjeve, pezullime dhe mbyllje të llogarive.
Personat e prekur këmbëngulin se nuk kanë shkelur asnjë nga rregullat e Instagramit, por kanë marrë njoftime për shkelje të të drejtave të autorit edhe për materiale që i kanë filmuar ose krijuar vetë.
Organizata për të drejtat digjitale “Repro Uncensored” tha se ka shqyrtuar qindra raste dhe nuk ka konstatuar shkelje të standardeve të komunitetit të Instagramit.
“Shumica e rasteve ndjekin të njëjtin model: llogaritë vihen në shënjestër përmes raportimeve të përsëritura për shkelje të të drejtave të autorit dhe platformat i kufizojnë ose i çaktivizojnë ato përpara se të përcaktojnë nëse pretendimet janë të ligjshme”, tha Martha Dimitratou, themeluese e “Repro Uncensored”.
“Disa llogari janë goditur në mënyrë të përsëritur, ndërsa edhe llogaritë e reja të krijuara pas pezullimit janë çaktivizuar”, shtoi ajo.
Një zëdhënës i Metës tha në një përgjigje me email se kompania po shqyrton veprimet e ndërmarra ndaj këtyre llogarive, por tashmë ka rikthyer disa prej tyre, të cilat ishin hequr gabimisht.
Kompania mëmë e Instagram dhe Facebook tha gjithashtu: “Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar”, duke vënë në dukje se Instagram ka një procedurë ankimi për rastet kur përdoruesit mendojnë se llogaritë e tyre janë bllokuar gabimisht.
Ndërsa disa përdorues kanë rifituar aksesin, të tjerë përballen me kufizime për transmetimet live dhe bashkëpunimin me krijues të tjerë, ndërsa disa pretendojnë se janë përballur me të ashtuquajturat “shadow bans”, ku shpërndarja e përmbajtjeve të tyre kufizohet për përdoruesit e tjerë, zakonisht pa njoftim.
Agron Shehaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kreu i partisë opozitare “Mundësia”, e kishte llogarinë e tij të çaktivizuar të mërkurën në mbrëmje.
“Nëse rregullat që përcaktojnë pezullimin dhe heqjen e llogarive nuk janë të qarta dhe transparente, qeveria ka çdo mundësi që ta shtrijë censurën e saj edhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar dëme potencialisht të pakthyeshme për shoqërinë”, tha ai për POLITICO.
Shehaj tha se rregullat e platformës nuk ishin të qarta dhe se boshllëqe të tilla mund të shfrytëzohen lehtësisht nga qeveritë ose nga persona të mobilizuar prej tyre për të heshtur zërat kritikë.
“Dhe kjo është pikërisht ajo që po dëshmojmë tani: brenda natës, qindra llogari që mbështesin protestat dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë mbyllur”, tha ai.
Rama reagoi ndaj akuzave në X, duke deklaruar:
“Dua ta bëj absolutisht të qartë: ne nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me asnjë llogari në rrjetet sociale që është çaktivizuar apo kufizuar dhe nuk zotërojmë aftësinë teknike për të kryer një operacion të tillë. Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzira të tilla.”
POLITICO kontaktoi Jared Kushner për një koment, ndërsa një zëdhënës i SAZAN Coast, kompanisë së lidhur me projektin e propozuar në Shqipëri, tha se kompania nuk kishte asnjë përfshirje në vendimet e Metës apo të ndonjë kompanie tjetër për moderimin e përmbajtjeve.
Megjithatë, ai shtoi se “nuk jemi të befasuar që i shohim të ndërmarrin këtë veprim”.
Duke e cilësuar situatën si një “fushatë të koordinuar dhe të fabrikuar opozitare”, zëdhënësi tha:
“Meta dhe platformat e tjera kanë të drejtë të ndërmarrin masa ndaj lëvizjeve artificiale, të drejtuara nga bot-et.”
Represioni digjital
Mes personave të prekur nga veprimet e Metës është edhe Arjan Koçi, një kuzhinier shqiptaro-britanik që përdor Instagramin për të publikuar pamje me dron, si dhe videot dhe intervistat e tij.
Përmbajtjet e tij arrijnë më shumë se 55 milionë shikime në muaj.
Në një përgjigje me shkrim, ai tha se rreth orës 01:00 të së enjtes, llogaria e tij “Ari Shady” u mbyll “pa email, pa paralajmërim dhe pa asnjë njoftim”.
“Pastaj kërkova miqtë e mi të tjerë dhe të gjithë ishin bllokuar në të njëjtën kohë, të gjithë në orën 1 të mëngjesit”, tha ai.
Gazetarja Alesia Burnazi deklaroi se Instagrami është “i vetmi medium ku shqiptarët po ndajnë informacione thelbësore për Revolucionin Flamingo”, duke e cilësuar situatën si “një epokë të re të represionit digjital”.
Ajo nisi të përballej me fshirjen e përmbajtjeve të saj origjinale dhe me kufizime në llogari më 19 gusht, pasi kishte dokumentuar protestat për afro tre muaj.
Aktivistët kanë akuzuar qeverinë shqiptare për pezullimin e llogarive, por “Repro Uncensored” deklaroi se nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë në mënyrë të pavarur një lidhje mes tyre.
Megjithatë, organizata thotë se dyshon për një “fushatë të koordinuar për të heshtur aktivistët dhe për të hequr përmbajtjet politike kritike nga rrjetet sociale”.
Ndërkohë, Partia Demokratike Evropiane i ka dërguar një kërkesë zyrtare për sqarime Metës, duke kërkuar të shpjegojë arsyet e pezullimit dhe mbylljes së llogarive dhe nëse kjo ka ardhur si pasojë e “raportimeve masive të koordinuara” apo nëse “Meta ka zbuluar përpjekje të organizuara për të manipuluar mekanizmat e raportimit”.
Gozi, një prej zërave të njohur që kërkon më shumë përgjegjshmëri nga platformat digjitale, shtoi:
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri, një vend që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.”
“Anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me integrimin ekonomik: ai nënkupton mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtës së qytetarëve dhe forcave opozitare për të folur lirisht. Presim që si Meta, ashtu edhe Komisioni Evropian, ta marrin seriozisht këtë çështje”, tha ai.
Gozi tha se e ka ngritur gjithashtu çështjen pranë Komisionit Evropian përmes një pyetjeje parlamentare, duke kërkuar sqarime urgjente nga Meta.
Në deklaratën e tij në X, Rama kritikoi edhe partinë e Gozit, duke i cilësuar deklaratat e saj si “një formë të ulët propagande” të ardhur nga “persona që hiqen si demokratë evropianë”.
Të fundit
Përplasja në Orikum, Rama: Do shpronësojmë zonën! Bardhi: Pse duhet ta paguajnë shqiptarët?
4 September 2026, 20:36
Zjarri në Fier përhapet drejt Levanit, digjet banesa e stalla, tymi mbërrin deri në Vlorë
4 September 2026, 19:42
Gara për Bashkinë Tiranë, Alimehmeti konfirmon kandidimin: Do të futem në proces
4 September 2026, 19:24
Nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, si po zgjerohet përplasja Rama-Kurti
4 September 2026, 19:07
Mesazhi i parë i ambasadores së BE-së: Do të mbështesim çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit
4 September 2026, 18:47
Flakët përhapen në Nikël, rrezikohen banesat, Kalaja: Duhet ndërhyrje urgjente me helikopter
4 September 2026, 18:32
Përkeqësohet situata nga zjarret në Levan të Fierit, digjet një banesë, evakuuohen disa familje
4 September 2026, 18:10
Përballë protestës dhe tensioneve politike, Kuvendi rikthehet në 8 shtator pas pushimeve
4 September 2026, 17:53
Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës
4 September 2026, 17:28
Video/ Jo vetëm dhuna, si u përdhosën simbolet e Policisë së Shtetit nga përplasja Marku–Kuçi
4 September 2026, 16:49
Zjarr i përmasave të mëdha në Fierit, flakët përfshijnë ullishtet, rrezikohen bizneset
4 September 2026, 16:20
Rrethuan Kryeministrinë, gjykata liron 14 protestuesit e arrestuar më 1 shtator
4 September 2026, 15:45
Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden të gjallë pas 9 ditësh në tunelin e hidrocentralit
4 September 2026, 15:12
Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të nderimeve ndaj Ratko Mladiç
4 September 2026, 14:54
Qëlloi me pistoletë në ajër pas një konflikti, pranga 53-vjeçarit në Himarë
4 September 2026, 14:36
Mali i Zi heq imunitetin e qeveritarëve, kryeministri Spajiç: Funksioni politik, jo më mbrojtje
4 September 2026, 14:15
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina
4 September 2026, 13:56
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu
4 September 2026, 13:41
Mungon uji, por investimet zvarriten/ 47.6% e fondit ende pa u prekur
4 September 2026, 13:18
Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin
4 September 2026, 13:00
4 Shtator 1943, Dita kur Komunistët Shpallën Luftën Civile!
4 September 2026, 12:46
30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!
4 September 2026, 12:33
Përmbyset mjeti bujqësor në Vajkan, plagoset 53-vjeçari
4 September 2026, 12:16
Nga Tirana drejt SHBA-së, Berisha: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë
4 September 2026, 11:56
U qëllua 30 herë me breshëri drejt makinës së tj, ky është Viktor Bardhi
4 September 2026, 11:49
Tabaku: Tirana pa ujë 24 orë, ndërsa sistemi lufton për të liruar Veliajn
4 September 2026, 11:37
6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë
4 September 2026, 11:17
Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale
4 September 2026, 10:58
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit/ Rritet sërish çmimi i naftës, shkon në 96 dollarë për fuçi
4 September 2026, 10:40
Shqiptarët po kthehen nga makinat aziatike, 66.5 mijë mjete të reja në qarkullim
4 September 2026, 10:25
Tritol në derën e një banese në Vorë
4 September 2026, 10:00
Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen dy brazilianet dhe kolumbiania
4 September 2026, 09:53
Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’
4 September 2026, 09:33
El Niño alarmon OKB-në: Bota po hyn në “zonën e rrezikshme” të motit ekstrem
4 September 2026, 09:31
Këmbimi valutor 4 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
4 September 2026, 09:08
Horoskopi, 4 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut
4 September 2026, 08:44
Parashikimi i motit për sot, 4 shtator 2026
4 September 2026, 08:26
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 September 2026, 07:57
“S’keni pranga për të gjithë”, protestuesit para Komisariatit nr. 3 për lirimin e të arrestuarve
3 September 2026, 22:56
Mbyllen rreth 200 llogari të protestuesve, Berisha: Rama në panik urdhëron censurën
3 September 2026, 22:40
Gjobë 5 milionë euro dhe ultimatum 48 orë, Lala: Përplasja dyshohet për çështje pronësie
3 September 2026, 22:24
Avullon” celulari i sekuestruar në burgun e Fierit, pezullohen katër efektivë
3 September 2026, 22:08
Mali i Zi u heq imunitetin ministrave, në Shqipëri PS votoi kundër për mbrojtjen e Ballukut
3 September 2026, 21:44
Arrestimi i 14 protestuesve, aktivistja thirrje për tubim nesër para gjykatës
3 September 2026, 21:22
Aktivisti nga protesta: Lironi qytetarët, më 7 shtator rrethojmë Kryeministrinë
3 September 2026, 20:42
Të armatosur brenda resortit në Orikum, dalin pamje të reja nga përplasja në Vlorë
3 September 2026, 20:19
Profilet e protestuesve/ Rama sulmon Demokratët Evropianë: Agjitatorë që përhapin marrëzira
3 September 2026, 19:41
Benzina dhe nafta drejt shtrenjtimit? Rriten referencat e karburanteve në Shqipëri
3 September 2026, 19:21
Flakët përfshijnë një anije në Portin e Shëngjinit
3 September 2026, 18:51
Ngjarja në Kuçovë, Noka: Trajtojnë si vrasës serial familjarin hallexhi
3 September 2026, 18:46
Udhëzues express për "Praninë Besnike", turi 60-minutësh i halleve!
3 September 2026, 18:27
Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB
3 September 2026, 17:50
Video/ 3 policët tërhoqën me forcë qytetarin para fëmijëve në Kuçovë, pezullohen nga detyra
3 September 2026, 17:21
“Gjobë” 5 mln euro pronarit të hotelit? Publikohen pamjet nga përplasja në Orikum
3 September 2026, 16:36
Plagoset me armë zjarri një person në Korçë, në kërkim autori
3 September 2026, 16:23
Mbyllja e profileve të protestuesve, Demokratët Evropianë: Të mbrohen zërat kritikë!
3 September 2026, 16:14
Euro zbret në 92 lekë/ Zhvlerësohet më tej edhe prej sezonit turistik
3 September 2026, 16:03
Dhunoi me grushte punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari
3 September 2026, 15:32
Miti ekonomik, pse turizmi nuk mund ta bëjë një vend të pasur
3 September 2026, 15:13
Bardhi: Bllokimi i llogarive të protestuesve, “algoritëm censure” i Ramës
3 September 2026, 14:50
Sistemi i ri i kufijve në BE dyfishon rastet kur pasagjerët humbin fluturimin tranzit
3 September 2026, 14:39
Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi
3 September 2026, 14:20
Kavajë, përleshen me leva e grushte dy shoferët e furgonëve
3 September 2026, 13:50
Nuredin Dumani del jashtë kontrollit, godet dhe kanos policin brenda burgut
3 September 2026, 13:41
Rama zbulon fajtorë të rinj për krizën, po askush nuk mashtrohet më!
3 September 2026, 13:31
IGJEUM paralajmëron: 5 qarqe me rrezik të lartë për zjarre
3 September 2026, 13:20
Bllokohen profilet në Instagram të dhjetra protestuesve
3 September 2026, 13:10
Shqipëria prodhon diploma, por “trurin” po ia merr Europa
3 September 2026, 12:56
Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri
3 September 2026, 12:40
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
3 September 2026, 12:31
Zhupa- Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!
3 September 2026, 12:17
Atentati në Mirditë/ Një i shoqëruar dhe një pistë hetimi, makina u dogj 20 minuta pas vrasjes
3 September 2026, 12:07
Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin
3 September 2026, 11:55
Komunistët janë ende mes nesh…edhe në varrime
3 September 2026, 11:44
“Prania (Jo)Besnike” e Ramës, propagandë apo dëgjesë e censuruar me popullin?
3 September 2026, 11:43
Qëndrimi i zgjatur ulur rrit me 9% rrezikun e vdekjes nga kanceri
3 September 2026, 11:31
Rama kërcënon socialistët: Çdo ndërhyrje për punësim do quhet vepër penale
3 September 2026, 11:20
Si e fituan shqiptarët pushtetin mbi tregtinë e kokainës
3 September 2026, 11:12
Xhami i bërë shoshë nga plumbat, dalin pamjet e automjetit ku u vra Viktor Bardhi
3 September 2026, 11:02
Tregu postar në rënie, bien me 15% brenda një viti
3 September 2026, 10:50
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, humb jetën në aksident me motor
3 September 2026, 10:15