E-TJERA

Natë apokaliptike në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, evakuohen banorët dhe turistët

Një natë tmerri kanë përjetuar banorët e Himarës, ku një vatër zjarri e cila u shfaq fillimisht në një kodër, u përhap më pas drejt zonave të banuar.

Zjarri shpërtheu në lagjen nr. 1, pranë zonës së Bypass-it në Himarë, mbrëmjen e së premtes. Brenda pak orësh, flakët zbritën nga kodra dhe iu afruan zonave të banuara.

Shtatë banesa u dogjën, 3 prej tyre të banuara, ndërsa banorët dhe turistët u evakuuan. Flakët dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me ullishte.

 

Të fundit