Lajmet e fundit
Trupi i pajetë i kriminelit të dënuar përjetshëm, Ratko Mlladiq u dërgua në Beograd të enjten me aeroplan të shtetit nga Haga në Beograd.
Për “Kasapin e Bosnjës”, përgjegjës i gjenocidit në Srebrenicë, kryeqyteti serb po organizon ceremoni shtetërore të shtunën, kurse të hënën varrimin.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq tha se regjimi i tanishëm serb, po tregon fytyrën e vërtetë që e ka në raport me luftërat që Serbia i shkaktoi në Kosovë, Bosnje e Kroaci.
Për shkak të këtij madhërimi e nderimi shtetëror e publik që po i bëhet një krimineli lufte të dënuar me burgim të përjetshëm, shefja e BE-së për politikat e zgjerimit, Marta Kos anuloi vizitën që do ta bënte në kryeqytetin serb, javën e ardhshme.
Kandiq thotë se kjo është pak. Andaj sipas saj Brukseli duhet t'i tregoj fuqinë vendimmarrëse Beogradit.
Me nderimin e një krimineli lufte, Serbia, sipas kryeministrit të Kroacisë, Andrej Pllenkoviq po mbyll dyert për të hyrë në Bashkim Evropian.