Lajmet e fundit
Rënia e nivelit të ujit në lumin Llap, i cili përshkon qytetin e Podujevës, ka nxjerrë në pah një tjetër problem - mbeturinat dhe barishtet në shtratin e lumit.
Pamja e lumit është bërë shqetësuese për qytetarët, të cilët thonë se ai ka nevojë për pastrim jo vetëm në pjesën që kalon nëpër qytet, por edhe përgjatë rrjedhës së tij.
Ndërkohë, nga Komuna e Podujevës është paralajmëruar ndërhyrje për pastrimin e lumit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, deklaroi për Klanin se shumë shpejt pritet të ketë intervenime për pastrimin e lumit.
Sipas tij, deri më tani nuk është intervenuar për shkak se niveli i ujit ka qenë më i lartë, ndërsa me rënien e tij janë bërë më të dukshme barishtet dhe mbeturinat në shtratin e lumit.