Mosmarrëveshje në komunikacion në Rrugën C, tensione mes qytetarëve – ndërhyn Policia - Gazeta Express
string(82) "mosmarreveshje-ne-komunikacion-ne-rrugen-c-tensione-mes-qytetareve-nderhyn-policia"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 22:19

Mosmarrëveshje në komunikacion në Rrugën C, tensione mes qytetarëve – ndërhyn Policia

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 22:19

Një incident në komunikacion ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën C në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, një Mercedes i bardhë dhe një veturë tjetër me ngjyrë të zezë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Nacionale nga vendi i ngjarjes, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion mes personave të përfshirë. Situata më pas është tensionuar, ndërsa njëri prej drejtuesve të automjeteve dyshohet se ka tentuar të largohet nga vendi.

Në pamjet e siguruara shihet se në një moment disa persona janë mbledhur pranë Mercedesit të bardhë, derisa u panë edhe zyrtarë policorë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕