Manchester City vazhdon me fitore në sezonin e ri në Premierligë.
“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Coventryt në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 26-të të takimit, kur Erling Haaland realizoi me kokë, pas harkimit nga Semenyos.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në nëntë pikë në vendin e parë në tabelë.
Në anën tjetër, Convetry përkundër ndeshjes së mirë, mbetet pa pikë në vendin e fundit në tabelë. /Gazeta Express/