Kujt i pëlqen të lexojë e adhuron atë që lexon. Për disa leximi i një libri në muaj është mirëfilli. Po ka të tjerë që lexojnë dy, tri apo edhe më shumë libra në javë, duke arritur kështu në leximin e disa librave në muaj. Dhe të dyja kategoritë nuk mund ta kuptojnë ekzistencën e tjetrës.

  • Ata libra që mund të lexohen dy herë i përkasin vetëm letërsisë. (Nicolas Gomez Davila)
  • Ti e di që ke lexuar një libër të mirë, kur kthen faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një mik. (Paul Sweeney)
  • Lërini të tjerët të mburren me faqet që kanë shkruar; unë jam krenar për ato që kam lexuar. (Jorge Louis Borges)
  • Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një nga këto është mosleximi i tyre. (Joseph Brodsky)
  • Hyra në librari dhe thitha atë aromën e letrës dhe magjinë që në mënyrë të pashpjegueshme askush nuk kishte menduar ende t’i taposte në shishe. (Carlos Ruiz Zafon)
  • Prindërit ju mësojnë të doni, të qeshni dhe të vraponi. Mirëpo, vetëm duke rënë në kontakt me librat, njeriu zbulon se ka krahë. (Helen Hayes)
  • Trupi im në tokë, shpirti im në re. Dhe të dyja në një libër. (Robert Sabatier)
  • Librat janë gjithçka. Librat janë jetë. (Inge Feltrinelli)
  • Leximi i librave është loja më e bukur që ka shpikur njerëzimi. (Wislawa Szymborska)
  • Mos lexoni, siç bëjnë fëmijët, për argëtim ose, siç bëjnë ambiciozët, për mësim. Jo, ju lexoni për të jetuar. (Gustave Flaubert)
  • Pak libra e ndryshojnë jetën. Kur ndryshojnë është përgjithmonë, hapen dyert që nuk i kishe imagjinuar, hyn dhe nuk kthehesh më. (Christian Bobin)
  • Ndonjëherë mendoj se parajsa është të lexosh vazhdimisht, pa fund. (Virginia Woolf)
  • Një libër i zgjedhur mirë, të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetja. (Daniel Pennac)
  • Të jetosh pa lexuar është e rrezikshme, njeriu duhet të kënaqet me jetën dhe kjo përfshin rreziqe të konsiderueshme. (Michel Houellebecq)
  • Një qytet pa librari është një vend pa zemër. (Gabrielle Zevin)