Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj pritjes me nderime shtetërore të trupit të Ratko Mlladiçit në Serbi, duke e cilësuar këtë si dëshmi të vazhdimit të glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte.
Kurti ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se po nderon një person të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.
“Trupi i pajetë i kriminelit Ratko Mlladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, po pritet me nderime të larta shtetërore nga ish-ministri i Millosheviçit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, deklaroi Kurti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës rikujtoi gjithashtu një deklaratë të Vuçiçit të vitit 1995, në të cilën ai kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriteshin 100 myslimanë boshnjakë. Deklarata ishte bërë pak ditë pas masakrës së Srebrenicës.
Sipas Kurtit, nderimet publike për Mlladiçin e bëjnë të vështirë që Serbia të pretendojë një distancim nga e kaluara dhe nga politikat që çuan në krimet e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime”, theksoi Kurti.
Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Serbi, duke e lidhur vendimin me mënyrën se si po trajtohet kthimi dhe varrimi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladic.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/