Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar.
I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, Rama ka folur me banorët.
Kryeministri takoi dhe falenderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.
Nga të gjiithë shërbimet pati një angazhimi maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit Air Tractor gjatë ditës së sotme.
Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës do të vijoj identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve. ‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, shkruan Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/