Protesta e 98-të është zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, me pjesëmarrësit që janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë zhvendosur në drejtim të Kryeministrisë.
Marshimi është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit janë ndalur përpara Kryeministrisë, ku kanë vijuar fjalimet dhe deklaratat e pjesëmarrësve. Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve paralajmëroi se tubimet do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, ndërsa njoftoi pjesëmarrjen e protestuesve edhe gjatë seancës së parë plenare të Kuvendit.
“Këto ditë prisnim kur do ishte seanca e parë plenare që t’u bëjmë vizitë deputetëve. A jeni gati? A do t’i presim me vezë, domate dhe miell apo jo? Të gjithë ata që kanë ngulmuar që kjo protestë të ndryshojë, iu them se kjo protestë do vazhdojë kështu”, deklaroi ai.
Protestuesi bëri të ditur se pjesëmarrësit do të jenë të martën pranë Parlamentit, në nisje të seancës së parë plenare.
“Ditën e martë, në orën 5 pasdite do jemi te Parlamenti, pasi fillon seanca e parë plenare. A do jemi të martën te Parlamenti apo jo? A do t’i presim deputetët me vezë dhe domate apo jo? A do u themi që nuk na përfaqësoni apo jo?”, vijoi ai.
Sipas tij, protesta do të vijojë çdo ditë, ndërsa synimi është që tubuesit të jenë të pranishëm përpara Kuvendit gjatë çdo seance plenare.
“Ne do vijojmë protestën si çdo ditë, por betohemi se në çdo seancë plenare do na kenë te dera. Nuk pranojmë të përfaqësohemi nga Flamur Noka dhe Zeqineja. Ky shtator do e gjejë popullin në revoltë”, u shpreh protestuesi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/