Kristjan Asllani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar që në debutimin me fanellën e Al Jaziras.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 64-t të takimit ndaj Shabab Al-Ahli Dubai, por i mjaftuan pak minuta në fushë për të lënë gjurmën e tij.
Në minutën e 91-të, Asllani mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi me të djathtën një goditje të fuqishme nga distanca. Topi përfundoi në trekëndëshin e portës, duke i dhënë edhe më shumë siguri fitores së Al Jaziras.
Goli i shqiptarit ishte njëkohësisht edhe realizimi që vulosi suksesin 1-3 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Shabab Al-Ahli Dubai.
Për Asllanin, ky ishte debutimi i parë në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nisja nuk mund të ishte më e mirë. Mesfushori kuqezi dha menjëherë sinjalin e parë pozitiv në aventurën e tij të re, duke e shoqëruar paraqitjen me një gol spektakolar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/