Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në kodrat e fshatit Kotë, në bashkinë e Selenicës, duke përfshirë edhe sipërfaqe të mbjella me ullinj.
Sipas informacioneve paraprake, flakët po përhapen me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një sasi të madhe tymi dhe flakët që janë të dukshme edhe nga distanca, ndërsa situata vijon të jetë aktive.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Selenicës, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij drejt zonave përreth.
Dje një situatë e ngjashme u paraqit në disa zona të Levanit në Fier, ndërsa në darkë një zjarr i madh në Himarë dogji shtatë banesa dhe një sipërfaqe të madhe me ullinj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/