Një situatë dramatike është regjistruar pasditen e djeshme në zonën e Levanit në Fier, ku një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte duke u afrua pranë banesave.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, dy efektivë policie kishin shkuar në ndihmë të banorëve për të përballuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt ullishteve dhe pronave.
Efektivët kishin parkuar automjetet e tyre personale në një zonë që e konsideronin të sigurt, përpara se t’u bashkoheshin banorëve në përpjekjet për të luftuar zjarrin.
Por për shkak të erës së fortë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, situata ndryshoi brenda pak minutash. Zjarri përfshiu edhe zonën ku ishin parkuar automjetet. Kur dy efektivët u rikthyen, gjetën makinat e tyre tërësisht të shkrumbuara nga flakët.
Në momentin kur zjarri iu afrua automjeteve, forcat zjarrfikëse dhe efektivët e tjerë ishin të angazhuar në terren, duke u përpjekur të vinin nën kontroll flakët dhe të mbronin banesat dhe pronat e banorëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/