×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Ka vendosur të shesë të tjerët…”, Kokalari akuza të forta për vizitën e Berishës në SHBA: Arrriti të korruptonte rrethin e Rubios, mbështetjen e Republikanëve nuk e ka!

Ish-mbështetësja e dikurshme e Sali Berishës, Evi Kokalari ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të PD-së dhe mbështetësve të tij, duke kundërshtuar pretendimet se ish-kryeministrit i janë hequr sanksionet amerikane.

Në një reagim të gjatë, Kokalari e nis duke kritikuar ndjekësit e Berishës, të cilët sipas saj nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes fakteve dhe propagandës.

Në qendër të postimit të saj është çështja e statusit të Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara. Kokalari këmbëngul se sanksionet ndaj tij nuk janë hequr, duke iu referuar Seksionit 7031(c) dhe duke argumentuar se përjashtimi për vizë nuk nënkupton tërheqjen e konstatimeve amerikane të vitit 2021 për korrupsion.

Sipas saj, Departamenti Amerikan i Shtetit është mbështetur te kriteri i “interesit kombëtar madhor” dhe jo te ndryshimi i rrethanave që çuan në shpalljen e Berishës person të padëshiruar.

Kokalari ngre më pas një seri pretendimesh lidhur me mënyrën se si, sipas saj, është mundësuar afrimi i Berishës me figura të rëndësishme politike amerikane.

Ajo pretendon se Berisha mund të jetë duke bashkëpunuar me agjenci amerikane, të cilave mund tiu ketë dhënë informacione në këmbim të interesave politike, dhe marrjes së vizës së udhëtimit për në SHBA.

Një pjesë e rëndësishme e reagimit i kushtohet marrëdhënies së saj të mëparshme me rrethin politik të Berishës dhe përplasjes me figura amerikane si Richard Grenell dhe Chris LaCivita.

Kokalari pretendon se konflikti i saj me Grenellin nisi pasi ajo u distancua nga grupi i Berishës dhe se më pas ky i fundit arriti të krijojë kontakte me Grenellin përmes personave të tjerë.

Ajo shkon edhe më tej, duke pretenduar se Berisha kishte synuar të përdorte këto lidhje për të krijuar përshtypjen e një mbështetjeje nga republikanët amerikanë.

“Mbështetjen e republikanëve nuk e ka”, shkruan Kokalari, duke pretenduar se lidhjet e krijuara nga Berisha me disa persona pranë Partisë Republikane nuk përfaqësojnë një mbështetje zyrtare të kësaj force politike.

REAGIMI I PLOTË I KOKALARIT

Është e vështirë të arsyetosh me një grup injorantësh që, me dashje apo pa dashje, nuk ndajnë dot shapin nga sheqeri. Nxjerrin pastaj Ramën si karshillëk, a thua se Rama dhe Sorosi ia bënë realisht gjëmën Berishës. Sorosi nuk është marrë fare me Berishën, sepse në kohën kur ky, me të drejtë, u sanksionua, nuk kishte asnjë vlerë politike dhe nuk ndërhynte në planet e Sorosit, pavarësisht se, me Sorosin, na gënjyen si mua, ashtu edhe LaCivitën.

Fatkeqësisht, grupi i atyre që ndjekin Berishën shfaq një injorancë të thellë ndaj fakteve. Ose ndoshta nuk është injorancë, por hipokrizi. Nëse është kjo e fundit, atëherë është akoma më e rrezikshme se injoranca, sepse injoranca vjen me një lloj pafajësie ndaj asaj që bën apo thua. Gjithsesi, sanksionet NUK janë hequr. Për ata që akoma nuk kuptojnë: Seksioni 7031(c) i lejon Sekretarit të Shtetit të bëjë një përjashtim për vizë për njërën nga këto dy arsye:

1. Përjashtimi i shërben një interesi kombëtar madhor.

2. Rrethanat që shkaktuan papranueshmërinë e personit kanë ndryshuar mjaftueshëm.

Departamenti i Shtetit iu referua shprehimisht arsyetimit të parë, jo të dytit. Prandaj, bazuar në të dhënat publike, Departamenti nuk e shfajësoi Berishën, nuk i tërhoqi konstatimet e vitit 2021 për korrupsion dhe nuk deklaroi se provat fillestare ishin të rreme. Ai thjesht bëri një përjashtim nga kufizimi përkatës i hyrjes, duke u mbështetur tek interesi kombëtar amerikan.

Departamenti i Shtetit nuk ka shpjeguar kurrë publikisht se cili interes kombëtar madhor i Shteteve të Bashkuara e justifikoi këtë përjashtim. Kjo më bën të mendoj se Berisha ndoshta është duke u takuar me agjencitë kompetente këtu.

Ndoshta ka vendosur të shesë të tjerët, duke dhënë informacione relevante që mund t’i ndihmojnë republikanët apo Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Sorosit ose elementeve të tjera. Akoma më thjesht, ashtu si Rama korruptoi McGonigalin, megjithëse edhe këtu duket se Rama u bëri favore partnerëve të McGonigalit në Shqipëri dhe ata e paguan McGonigalin, edhe Berisha, pikërisht kur unë ju dola kundër për pazaret që po bënit me Erion Veliajn dhe për zgjedhjet e vitit 2023, vendosi me çdo kusht të korruptonte Grenellin.

Aty shihni një supermashtruese të shoëbizit, e cila ka mashtruar pa fund Grenellin dhe miqtë që kam pasur në Shqipëri, duke gënjyer për karakterin tim, jetën time në Shtetet e Bashkuara dhe lidhjet e mia politike. Sapo të përfundojë gjyqi që ajo ka ngritur ndaj meje, me nxitjen e atyre që qëndrojnë pas saj, edhe ajo do të përballet siç duhet me drejtësinë. Nëpërmjet saj, Berisha arriti te Grenelli dhe idiotët menduan se kapën qiellin me dorë, pa e kuptuar se, në atë pikë, nuk do të merresha më me Berishën dhe lëtyrat që ai mban rreth vetes, por do të merresha me Grenellin.

Nëse Grenelli humbi mundësinë për të marrë një nga postet më të rëndësishme në një administratë amerikane, pa frikë mund të them se ai ishte posti i Sekretarit të Shtetit. Pra, mos bëni asnjë gabim. Grenelli u dogj nga lidhjet e tij me politikanë të korruptuar në Shqipëri dhe Serbi. Pasi dogji Grenellin, mafia shqiptare dërgoi Fatmir Mediun në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar dikë pranë Rubios. Rasti e çoi te Chris LaCivita, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me Rubion nëpërmjet Susie Ëiles.

Në fakt, Susie e solli LaCivitën në fushatën e Trumpit dhe Trumpi vazhdon të mos ketë edhe aq simpati për të. LaCivita ndërmjetësoi lidhjen me ish shefin e shtabit të Rubios. Që ata të merrnin të gjithë shumën prej 6 milionë dollarësh, duhej të gjenin një justifikim për t’i dhënë Berishës një “visa waiver”, në mënyrë që ai të shkelte në Shtetet e Bashkuara dhe t’u thoshte shqiptarëve: “Shikoni, kam mbështetjen e republikanëve.”

Mbështetjen e republikanëve nuk e ka. Ka pasur fatin të korruptoi disa persona në rrethin e Rubios dhe LaCivitën. Edhe Grenelli është akoma rreth e rrotull, me para që, sipas meje, mund të jenë para të trafikut të drogës. E them këtë sepse Shtufi është, pa asnjë diskutim, partner i Shkëlzen Berishës. Si përfundim, armiqësia ime me Grenellin nisi kur unë u distancova nga këta dhe këta arritën tek ai nëpërmjet mashtrueses që është i një niveli aq vulgar, sa të vjen turp që është pjesë e diskutimeve të tilla. Armiqësia ime me LaCivitën filloi dhe vazhdon pikërisht sepse, pasi e kuptoi se kush ishin, ai vazhdoi të punonte me ta. Ashtu siç luftova Grenellin, do të luftoj të gjithë ata që ju dhanë mundësinë qoftë edhe vetëm për një vizitë.

Ata do të hetohen nga agjencitë përkatëse amerikane. Për televizionin Syri flitet se përdoret për pastrim parash. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që aty të jenë pastruar paratë e Shkëlzenit, gjithashtu në bashkëpunim me Shtufin. Fakti që keni edhe një platformë propagande të këtij niveli thjesht tregon se çfarë rrjeti mafioz keni ndërtuar. SALI BERISHA ËSHTË AKOMA NON GRATA. E gjithë kjo përpjekje, si edhe lidhjet tuaja me disa figura të Partisë Republikane, do të vazhdojnë të hetohen.

Kur FBI hetoi një prej ish drejtuesve të saj dhe mikun e tyre, McGonigalin, nuk do të kursejë as LaCivitën dhe as Grenellin. Kur t’u shkojnë deri në fund këtyre hetimeve, Shtetet e Bashkuara do të merren me të gjithë rrethin tuaj mafioz: Salinë, Shkëlzenin, idiotët e televizionit Syri dhe mashtrueset e shoëbizit që gënjejnë gjithë dynjanë se kanë lidhje me politikën.

E vetmja gjë që bëtë ishte një fushatë denigruese trevjeçare ndaj meje, me idenë se do të më largonit nga rrethet e mia shoqërore dhe politike, rrethe që këmbët i futët prej meje, dhe u munduat të më zëvendësonit me individë vulgarë, si këngëtare pa talent dhe me karriera super të dështuara, do të depërtonit në rrethet e Trumpit dhe do të ndihmonit Berishën. Dhe nuk ja dolët. Grenellin e korruptuat dhe i shkatërruat karrierën. Kaq. Dhe harxhuat $10 million për një vizitë në SHBA. O të mjerë, sa të deluzionuar që jeni! Berisha mirë se të vijë në Shtetet e Bashkuara dhe të ngazëllehet, por fakti mbetet se si ai, ashtu edhe fëmijët e tij, të cilët ishin koka e korrupsionit në atë vend, në burg do të përfundojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda