Policia e Tiranës ka shoqëruar këngëtarin Jozefin Marku, pas dhunës që ai ushtroi ndaj Eduart Kuçit, pamjet e të cilës u bënë virale në rrjetet sociale. Burime bëjnë me dije për SHEKULLI-n, se Marku është shoqëruar nga Policia e Tiranës, ku do të merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes, për të cilën gjatë ditë së djeshme tha se ishte në kuadër të një aktrimi.
Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.
Konflikti mes Markut dhe Kuçit nisi fillimisht në rrjetet sociale, dhe më pas këngëtari së bashku me persona të tjerë, një pjesë e të cilëve të veshur me maska dhe me rroba policie, e ndaluan të riun nga Kosova në autostradën Tiranë Durrës, teksa ishte i vetëm në makinën e tij. Fillimisht ata e godasin në kokë Kuçin, dhe më pas ai shihet duke iu ulur në gjunjë këngëtarit, për ti kërkuar falje, në lidhje me sharjet që i kishte bërë në rrjetet sociale.
Policia shqiptare hezitoi për të bërë shoqërimin e Markut, ndërsa prokuroria në Kosovë lëshoi një urdhër ndalimi ndaj tij për të hyrë në vend./SHEKULLI
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/