Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
AnalizaKuriozitete

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Published: September 5, 2026
Shpërndaje

Mbarë bota përkujton 10 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.

Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme dhe shenjtorja e të varfërve të të gjithë botës e cila kurrë nuk e harroi origjinën e saj.

10 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

- Publicitet -

Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.

Kush ishte Nënë Tereza? 

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë dhe humbi jetën në Kalkutë më 5 shtator 1997. Sot bëhen 27 vite që Nënë Tereza është ndarë nga jeta. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku ushtroi pjesën më të madhe të aktivitetit të saj bamirës, por figura e saj vazhdon të jetë burim frymëzimi për bamirësi, besim dhe shërbim të përulur, veçanërisht në një botë gjithnjë e më të përçarë nga varfëria dhe padrejtësitë sociale. Gjatë jetës së saj, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime për punën e saj bamirëse.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    September 5, 2026 at 9:35 am

    Hypokrizine e shqiptareeve une nuk e duroj dot,.Nje popull hypokrit,lapanjoz,nga kane dale mostra me shumice si Enver Hoxha,Sali Berisha,Edi Rama.Kjo zonja Nene Tereze e Kalkutes(si thirrej ne ate kohe),ishte shume e njohur ne Bote ne vitet 70.;Aq e njohur ishte,sa kur zhvilloheshin luftime te egra ne Liban midis arabeve dhe izraeliteve,vetem ambulancat e motrave te nene Terezes mund te nderprisnin luftimet per te terhequr viktimat.Ne Shqiperi nuk njihej,asqe behej fjale per perrkatesine Ethnike.Ne Shqiperi vetem Une,qe ndiqja RAIn dhe Zerin e Amerikes e ndonje mik i familjes ne Shkoder dinim te verteten e Gonxhe Bojaxhiut.Sigurisht edhe redaksia e Rilindjes ne Prishtine.Pikerisht ne keto vite ndrrojne jete nena dhe motra e nene Terezes dhe regjimi Enverit nuk lejoi ate te vinte ti varroste.Me gjithe perpjekjet diplomatike te gjithe Botes nuk e lejuan te hidhte nje grusht dhe.Ky po0pull,qe qau me oiii,mbajti 3 dite zi per Patrik Lomumben,nje rebel marxist ne Kongo.Cfare dreqin i lidh me nene Terezen e Kalkutes?Aeroporti nene Tereza,Sheshi nene Tereza,,ma vaaaa!
    Nje popull si Edi Rama,qe pasi dogji e betonoi ullishta,parqe,lulishte,pyje,laguna me Flamingo,sot jep lexione per mbjelljen e ullinjve.
    Lereni te qete nene Terezen ne Kalkute e mos ja permendni fare token e hypokritave,,or popull legen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  2. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  3. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?