Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria
AnalizaKronike

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

Published: September 5, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i vlerësoi të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve të marten, si dhe vendosi lirimin e tyre. Vendimi u mor të premten nga gjyqtarja Oltjona Goxha, e cila pasi dëgjoi për rreth tre orë pretendimet e prokurorisë e të mbrojtësve të protestuesve, i çmoi të paligjshme ndalimet e tyre.

Prokurorët e çështjes, Françesk Ganaj dhe Mirela Kapo kërkuan që arrestimet të konsideroheshin të ligjshme. Avokatët e protestuesve parashtruan faktin se prej datës 19 gusht, policisë i ishte dërguar shkresë zyrtare se, protestat do të zhvilloheshin çdo ditë rreth orës 19:00, para godinës së Këshillit të Ministrave.

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e 14 protestuesve dhe procedimin penal në gjendje të lirë të tre të tjerëve, pas tubimit të përnatshëm të zhvilluar pranë Kryeministrisë. Policia pretendoi se në atë kohë brenda godinës ndodheshin “personalitete të larta shtetërore”, pa bërë të ditur identitetin e tyre, si dhe se tubuesit kishin refuzur të largoheshin.

- Publicitet -

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishjes së qetësisë publike” dhe “pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Prej më shumë se tre muajsh, mijëra qytetarë protestojnë çdo natë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Lëvizja është pagëzuar nga media ndërkombëtare si “Revolucioni i Flamingove”.

E.Hoxhaj

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Troç says:
    September 5, 2026 at 10:51 am

    Një protestë paqësore kurrsesi s’ka se si të quhet e paligjshme, aq më tepër që u është bërë e ditur konform rregullave organit përkatës me shkresë zyrtare. Kush duhet të mbajë përgjegjësi pas kësaj, lind pyetja. Se kështu i bie që të arrestohen përditë protestues dhe sejcili nga fajtorët t’ja heqë barrën vetvetes a thua se është i paprekshëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Me gjak, unë jam shqiptare”, 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
  • VIDEO: Pamje të frikshme nga Himara, flakët në lartësinë e hoteleve, 7 banesa të djegura. Situata mëngjesin e sotëm
  • VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  4. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. Arnold on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?