Rama njoftoi se shërbimi “Pasqyra Albania” do t’u sigurojë qytetarëve informacion në kohë reale për zona me rrezik zjarri ose përmbytjeje. Ai theksoi se mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike, e cila nuk përmban tekst propagandistik apo deklarata për atë që do të bëjë qeveria, por pasqyron atë çfarë po bën qeveria në mënyrë të qartë dhe konkrete. Kartela publike duhet të përmbushë disa kërkesa të thjeshta: të tregojë punën që po bëhet, interesin e veprimit, institucionin përgjegjës dhe vendndodhjen e dokumenteve dhe afateve përkatëse.
Rama tha se shfaqja e parë e Pasqyrës do të vijë së shpejti, brenda javësh, duke theksuar se ndërtimi i arkitekturës është një punë e madhe. Ky debutim do të përfshijë një komponent të quajtur “Pasqyra e Flamingos”, i cili do të ekspozojë nga A te ZH të gjitha aspektet e mundshme lidhur me çështje të veçanta. Si shembull konkret u përmend çështja e Sazanit dhe e Nartës-Pishë Poros; Rama sqaroi se tema është Nartë-Pishë Poros dhe jo Nartë-Vjosë, pasi Nartë-Vjosa ndodhet në një vend tjetër.
Për Nartë-Pishë Poros, Pasqyra e Flamingos do të përmbajë të gjitha dokumentet përkatëse: procesverbalet, statusin e negociatave, projektet dhe studimin mjedisor. Çdo hap i procesit do të pasqyrohet hap pas hapi në sistem, me projektin dhe materialet shoqëruese. Informacioni do të jetë i aksesueshëm edhe në anglisht, duke qenë se Rama përmendi interesin e madh për anglishtfolësit; kështu, cilido përdorues mund të futet dhe të gjejë gjithçka që lidhet me temën, në shqip ose në anglisht.
Rama përshkroi “Flamingo Mirror” si një pasqyrë aktive dhe të gjallë, e cila do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve. Në thelb, iniciativa synon transparencë dhe qasje të drejtpërdrejtë ndaj dokumenteve dhe informacionit zyrtar, përmes një platforme që informon në kohë reale pa elementë propagandistikë.
“Dua që ti, shteti im, të më japësh informacionet në kohë reale. Pasqyra Albania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar në një zonë ku ka një rrezik zjarri, një rrezik përmbytjeje. Jo duke ndjekur në pasqyrat mediatike se botës i erdhi fundi. Mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike. Pasqyra nuk ka asnjë tekst propagandistik, nuk ka asnjë deklaratë se çfarë do bëjmë ne. Pasqyra ka se çfarë po bën qeveria. Kartela publike plotëson disa kërkesa shumë të thjeshta. Cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion po e ndjek dhe ku janë dokumentet e afatet. Së shpejti, kur them së shpejti është çështje javësh, shfaqja e parë e Pasqyrës, sepse është një punë goxha e madhe që po bëhet për ta ndërtuar këtë arkitekturë të re, por shfaqja e parë e Pasqyrës do të jetë një komponent i saj, që quhet ‘Pasqyra e Flamingos’, ku do të ekspozohen nga A te ZH të gjitha aspektet e mundshme që lidhen me një çështje të veçantë. Në rastin konkret, tema e Sazanit dhe e Nartës-Pishë Poros, jo Nartë-Vjosës, nuk ka Nartë-Vjosë. Nartë-Vjosa është në anën tjetër. Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha me dokumentet përkatëse. Me procesverbalet, me statusin e negociatave. Ajo do të pasqyrohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka. Cilido, në shqip ose në anglisht, sepse kjo çështje ka një interes të madh edhe për anglishtfolësit, mund të futet aty dhe të gjejë gjithçka që lidhet me temën. ‘Flamingo Mirror’ është një pasqyrë aktive dhe është e gjallë për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha Rama.
j.l./ dita

O zot me jep durim ta degjoj kete Palaco!Nuk me dha durim,.Pashe surratin e drejtorit te shkolles,qe akuzon mesuesit pse nuk ishte arritur kalueshmeria 100%..Lexova Pasqyren e Nastradinit,shkruar nga Auron Tare.
Gjithe cka degjova nga Edi Rama ishte Pasqyra Nastradinit nga Auron Tare.
Ne ka Pasqyre qe i mjafton sot Shqiperise,
eshte ajo e surratit te Ram-qeverise,
dhe Pasqyra me e qarte e ketij llum-pushtetit,
eshte shpopullimi masiv prej ketij Mesybetit.
ktheje Pasqyren nga vehtja or Ram hajduteria,
te shohesh se je ti vete ketu mullar qelbesia.
E moren ne qafe ate vend komunistet islamike PS/PD
Me alarmuesja eshte se ku RQ ka filluar dhe i beson dhe vet keto karlliqe.
Mali i Zi po propozon ndryshimin e Kushtetutës që Kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë të mos kenë imunitet për vepra penale të kryera në ushtrimin e detyrës, veçanërisht ato që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Qeveria malazeze e ka miratuar zyrtarisht këtë propozim në prill 2026. Po në Shqipëri çfarë ka ndodhur? SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit dhe më 12 mars 2026 shumica socialiste votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Ndërkohë që Mali i Zi po shkon drejt heqjes së imunitetit të anëtarëve të qeverisë për veprat penale në detyrë, në Shqipëri Rama propozoi në shkurt 2026 ndryshime që do t’i mbronin ministrat nga pezullimi gjyqësor gjatë hetimeve penale. Reuters e ka përshkruar këtë si një përplasje të drejtpërdrejtë me SPAK-un dhe si një nismë që kritikët e shohin si mburojë për zyrtarët e lartë. Podgorica po përpiqet të heqë “mburojën” që krijon posti i ministrit; Tirana, në rastin Balluku, përdori pikërisht mekanizmin parlamentar për të mos lejuar arrestimin.
Pyetja është: Me dy ish zv.kryeministra nën hetim nga SPAKu për vepra penale, (Ahmetaj & B.Balluku), a ka njeri që beson se qeveroa Rama nuk është e korruptuar? Socialistët mbrojtën në parlament imunitetin e Ballukut me kartona. Për çfarë pasqyre flet Rama kur ai qartësisht e shikon veten mbi ligjin?! E shikon dot Rama veten te “pasqyra e Malit të Zi”?
____________________________
https://pamfleti.net/bota/fund-imunitetit-per-ministrat-mali-i-zi-rrezon-mburojen-politike-per-korrup-i350922
https://www.reuters.com/world/albanian-pm-seeks-stop-judiciary-dismissing-ministers-2026-02-16/?
https://balkaninsight.com/2026/02/16/albanian-ruling-party-proposes-law-granting-senior-officials-immunity/bi/?
Mos u merr me pasqyra,por anullo menjehere vendimin tend personal per DHURIMIN E SAZANIT DHE ZVERNECIT JARED KUSHNERIT DHE IVANKA TRAMP DHE CFAREDO TRAPI TJETER..SHYQIPERIA NUK ESHTE NE SHITJE. Nuk ti la joteme e yt ater.
Ata zagare ministra,,deputete,qe mbledh perdite nuk ta thone,por ta thote populli Protestes.
Vendimet per shitjen e Trojeve shqiptare i ke marre vete,personalisht,prandaj mos luaj shejtan idjotin neper konferenca t`ja ngecesh,deputeteve,ministrave,bashkive,,Sikur eshte ceshtje e komunikimit te Qeverrise me popullin.Pasqyra,Besa,Beselidhja.,,..Jo ere bythe e zgjuar,jo!
Edi Rama po shet Atdheun.Populli kerkon koken e Edi Rames.