AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të mbijetuara të luftës në Bosnje shohin me dëshpërim nderimet për Ratko Mlladiçin

Dy gra që i mbijetuan krimeve të kryera nga forcat e Ratko Mlladiçit gjatë luftës së viteve 1992-1995 shpjegojnë se si vdekja e tij javën e kaluar solli një tjetër dhimbje, ndërsa të rinjtë serbë në Bosnje lartësonin trashëgiminë e tij.

Azem KurticAzem KurticngaAzem Kurtic
4 days më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një mural që lavdëron Ratko Mlladiçin si “hero” në Kalinovik. Foto: BIRN.

“Unë nuk i urrej”, thotë Kada Hotiç, 82 vjeçe, për BIRN në telefon. “Thjesht pyes veten se çfarë lloj njeriu duhet të jesh që të nderosh një kriminel lufte.”

Hotiç iu përgjigj telefonatës nga spitali, ku po kryente kontrolle mjekësore, ndërsa përpiqej të ndiqte reagimet pas vdekjes javën e kaluar të Ratko Mlladiçit, kriminelit të dënuar të luftës që po vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë.

Hotiç humbi bashkëshortin, një djalë dhe dy vëllezër në gjenocidin e korrikut 1995. Më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes së saj të gjerë u vranë në një seri vrasjesh sistematike të kryera pasi forcat e Mlladiçit pushtuan zonën e Srebrenicës, të shpallur “zonë të sigurt” nga OKB-ja, duke kryer krime që u klasifikuan si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendase.

Ajo i ndoqi me shqetësim, por jo me habi, ceremonitë publike përkujtimore për Mlladiçin në disa pjesë të entitetit të Republikës Srpska, me shumicë serbe, në Bosnje dhe Hercegovinë, natën e vdekjes së tij të enjten e kaluar. Në vendlindjen e saj, Zvornik, qindra njerëz brohorisnin emrin e Mlladiçit, ndërsa disa mbanin flamuj dhe simbole të Ushtrisë së Republikës Srpska të kohës së luftës, të cilën Mlladiçi e drejtoi në Srebrenicë.

“Asgjë nga këto nuk më habit”, tha Hotiç për BIRN, duke i përshkruar marshimet dhe nderimet si vazhdim të diçkaje që ajo e ka parë të zhvillohet gjatë 30 viteve të fundit.

kada hotic vice president of the movement of mothers of srebrenica and zepa enclaves 1536x1024 1kada hotic vice president of the movement of mothers of srebrenica and zepa enclaves 1536x1024 1
Kada Hotiç. Foto: BIRN.

“Gjithë këto vite ka pasur mohim. Ata vazhdojnë të përpiqen të thonë se nuk është e vërtetë. Por për të gjithë ne është e qartë – të gjitha provat, gjithçka që ekziston, varret, vejushat, të dashurit e viktimave, njerëzit e zhvendosur, gjithçka është e qartë për mbarë botën. Nuk e di çfarë lloj njerëzish janë ata që ende përpiqen të thonë se nuk ka ndodhur, që pyesin se kush ishte në të vërtetë agresori, sikur të kishte dy palë në këtë mes”, tha ajo.

“Nuk e kuptoj. Mendoj se askush nuk mund ta kuptojë dot.”

Veçanërisht shqetësues për të ishte fakti se shumë prej personave që dolën në rrugët e Zvornikut për të glorifikuar Mlladiçin ishin të rinj.

“Nuk arrij ta kuptoj se çfarë lloj politike i ka infektuar këta njerëz deri në këtë pikë”, tha Hotiç. “Dhe nuk mendoj se kjo do të ndalet së shpejti, sepse tani janë të rinjtë ata që janë infektuar. U kanë mësuar të jenë krenarë, në vend që t’u vijë turp për të.”

“Po bëjnë homazhe aty ku ndodhën vrasjet”

midheta kaloper 1536x864midheta kaloper 1536x864
Midheta Kaloper. Foto: BIRN.

Midheta Kaloper, një grua boshnjake që i mbijetoi krimeve të kryera nga forcat e Mlladiçit në qytetin e Focës, tha gjithashtu për BIRN se vdekja e tij i solli pak ndjesi lehtësimi. Ashtu si Hotiçi, edhe ajo u trondit nga pamja e të rinjve që marshonin për të nderuar të dënuarin për gjenocid nga radhët e serbëve të Bosnjës.

“Sinqerisht, do të kisha preferuar të kishte jetuar edhe njëqind vjet, që ta ndiente vetë gjithë atë dhimbje”, tha ajo. “Por ajo që më dhemb më shumë, personalisht dhe si qytetare, nuk është aspak vdekja e tij – është të shoh 20 apo 35-vjeçarë që nuk nuk kishin lindur fare gjatë luftës duke marrë pjesë në këto marshime.”

Si nënkryetare e Shoqatës së Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zepës, Hotiçi, dhe si themeluese e Shoqatës së Viktimave të Luftës Foca ’92-’95, Kaloper, kanë kaluar vite duke punuar për të drejtat e viktimave.

Kaloper tha se fakti që Mlladiçi po nderohej në vende ku forcat e tij kryen disa nga krimet më të rënda, si Zvorniku dhe Visegradi, ishte veçanërisht shqetësues.

“Ata po bëjnë homazhe për Ratko Mlladiçin – një kriminel lufte, një vrasës – pikërisht në të njëjtat qytete ku ndodheshin kampet e vrasjeve, ku ndodhën përdhunimet. Kjo më shqetëson shumë më tepër se çdo gjë tjetër.”

Kaloper tha se vitet që nga dënimi përfundimtar i Mlladiçit nga gjykata e OKB-së në Hagë në vitin 2021 kishin sjellë një qetësi të brishtë, të cilën ajo tani e kupton se sa e pasigurt ishte.

“Pas dënimit të tij, gjërat u qetësuan, në njëfarë mënyre. Njerëzit u mësuan me idenë se jeta do të vazhdonte, se gjërat do të bëheshin pak më mirë”, tha ajo.

“Mendoj se ajo që po shohim tani është se asaj qetësie, asaj heshtjeje pas vendimit, i mjaftoi vetëm një shkëndijë që të ndizet sërish. Vdekja e tij erdhi, në njëfarë mënyre, pikërisht në kohën e duhur për këtë fushatë politike (në prag të zgjedhjeve të tetorit në Bosnje dhe Hercegovinë). Të gjithë do ta përdorin këtë gjë pikërisht ashtu siç u leverdis, të gjithë do të gjejnë tek ajo çfarëdo që i përshtatet narrativës së tyre.”

Ajo tha se do të dëshironte që kjo ngjarje thjesht të lihej të kalonte, pa u shndërruar nga politikanët në propagandë dhe argumente për fushatën.

“Për mua, gjëja më e ndershme do të kishte qenë që vdekja e tij të trajtohej ashtu siç duhej, pas atij procesi të gjatë ligjor (nga viti 2012 deri në vitin 2021 në gjykatën e Hagës), dhe më pas të mbyllej, në mënyrë që të mund të ecnim përpara”, shpjegoi ajo.

“Por tani kjo nuk është e mundur. Disa njerëz po reagojnë nga diçka të sinqertë që e ndiejnë. Ndërsa disa të tjerë thjesht po e përdorin këtë moment.”

Etiketa: Bosnja dhe HercegovinaKada Hotiçkrime lufteMidheta KaloperRatko MlladiçSerbiSrebrenica
Tjetri
5754407 screenshot 20260831 210139 ls

Shtetasi rus i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi vret veten

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.