E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna iraniane

Ilustrim · Vizion Plus

Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte iraniane, në shenjë hakmarrjeje pas me raketa balistike ndaj dy anijeve luftarake amerikane në rajon.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi të shtunën se ka goditur një cisterne pranë ishullit iranian Kharg dhe një tjetër pranë ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, një cisternë e tretë është “shkatërruar plotësisht” në Gjirin e Omanit. Anijet e goditura janë identifikuar si “Downy”, “Stark 1” dhe “Kylo”.

CENTCOM deklaroi gjithashtu se ka shmangur me sukses disa sulme të Gardës Revolucionare Islamike, të cilat kishin në shënjestër një aeroplanmbajtëse amerikane.

Sipas ushtrisë amerikane, asnjë ushtar amerikan nuk është plagosur.

Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM, deklaroi se SHBA-ja “nuk do të hezitojë” të mbrojë forcat amerikane.

Sipas BBC-së, sulmet vijnë rreth një javë pas rifillimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit, pas një periudhe prej rreth një muaji të qetë mes palëve.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh