Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Jozit, publikon pamjet kur ai dhe miqtë e tij mbërrijnë të arrestuar në komisariat

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Jozit, publikon pamjet kur ai dhe miqtë e tij mbërrijnë të arrestuar në komisariat

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë.

Ndaj këngëtarit rëndojnë 5 vepra penale, ndërsa ky i fundit është shoqëruar sot në polici për të dhënë sqarime në lidhje me rastin.

“Si rezultat i veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u ndaluan shtetasit J. M., 30 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, si dhe K. N., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja në jetën private”. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç”, sqaron policia, raporton TCh, transmeton Periskopi.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. N., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Periskopi/



Të ngjashme
​Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

​Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Kosova rrezikon të mbetet pa president pas 5 tetorit, partitë thirren për kompromis ose zgjedhje të reja

Kosova rrezikon të mbetet pa president pas 5 tetorit, partitë thirren për kompromis ose zgjedhje të reja

Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe

Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndahet nga jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Afrim Mehmetaj, nga Gllogjani

Ndahet nga jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Afrim Mehmetaj, nga Gllogjani

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Daut Haradinaj tregon se ka marrë kërcënime nga ushtarë rusë e serbë: Për mua janë zagarë

Daut Haradinaj tregon se ka marrë kërcënime nga ushtarë rusë e serbë: Për mua janë zagarë

Ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin

Ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin

Fjala e Poetit Lulzim Tafa në Parlamentin e Paraguait

Fjala e Poetit Lulzim Tafa në Parlamentin e Paraguait

Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në kompresor

Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në kompresor

“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Dosja e Prokurorisë Speciale, dëshmia ku Besarta Jashari tregon momentin e rënies heroike të Adem Jasharit

Dosja e Prokurorisë Speciale, dëshmia ku Besarta Jashari tregon momentin e rënies heroike të Adem Jasharit

Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

Kandiq: Nderimet shtetërore për Mlladiqin, degradim moral dhe politik i Serbisë

Kandiq: Nderimet shtetërore për Mlladiqin, degradim moral dhe politik i Serbisë

0:000:00