“Jam për qejf këtu”, çfarë deklaroi Jozefin Marku pasi u gjet nga policia

Ditën e sotme është shoqëruar në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.
Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje.
Top Channel ka siguruar informacione se si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur, transmeton Periskopi.
Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.
Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë.
Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:
“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari./Periskopi/
https://periskopi.com/sq/2026/9/rasti-edin-shoqerohet-polici-jozi
https://periskopi.com/sq/2026/9/jozi-u-arrestua-tualet-prangosuri-tjeter-u-shpall-kerkim












