99 raste me fruth në Kosovë, IKShPK alarmon për rritjen e rasteve

99 raste me fruth në Kosovë, IKShPK alarmon për rritjen e rasteve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar 99 raste me fruth gjatë nga 16 prilli deri me 3 gusht.


Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, ndërsa numri më i madh i të prekurve është raportuar në Prishtinë, me 33 raste.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, pas Prishtinës renditet Fushë-Kosova me 25 raste, Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 7 raste. Nga tri raste janë raportuar në Drenas, Lipjan dhe Obiliq, ndërsa nga dy raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime dhe Vushtrri.

Raste të veçanta janë regjistruar edhe në Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

IKShPK ka bërë të ditur se numri i rasteve këtë vit është më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ishin raportuar 65 raste. Ndërkohë, gjatë viteve 2021–2024 në Kosovë ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara.


Instituti ka kërkuar nga qytetarët që personat me simptoma të dyshimta si temperaturë të lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të fruthit dhe rrezikut për komplikime, IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Të ngjashme
​Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

​Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Kosova rrezikon të mbetet pa president pas 5 tetorit, partitë thirren për kompromis ose zgjedhje të reja

Kosova rrezikon të mbetet pa president pas 5 tetorit, partitë thirren për kompromis ose zgjedhje të reja

Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe

Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndahet nga jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Afrim Mehmetaj, nga Gllogjani

Ndahet nga jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Afrim Mehmetaj, nga Gllogjani

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Daut Haradinaj tregon se ka marrë kërcënime nga ushtarë rusë e serbë: Për mua janë zagarë

Daut Haradinaj tregon se ka marrë kërcënime nga ushtarë rusë e serbë: Për mua janë zagarë

Ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin

Ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin

Fjala e Poetit Lulzim Tafa në Parlamentin e Paraguait

Fjala e Poetit Lulzim Tafa në Parlamentin e Paraguait

Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në kompresor

Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në kompresor

“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Dosja e Prokurorisë Speciale, dëshmia ku Besarta Jashari tregon momentin e rënies heroike të Adem Jasharit

Dosja e Prokurorisë Speciale, dëshmia ku Besarta Jashari tregon momentin e rënies heroike të Adem Jasharit

Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

Kandiq: Nderimet shtetërore për Mlladiqin, degradim moral dhe politik i Serbisë

Kandiq: Nderimet shtetërore për Mlladiqin, degradim moral dhe politik i Serbisë

0:000:00