Perëndimi u dha diploma, Kosova ua ruajti paranojat

Politika eshte edhe çeshtje gjeneracionale. Pune brezash. Ka shume rendesi se ne çfare epoke je formesu politikisht.
Shkruan: Fitim Salihu
Nese i takon brezit qe eshte rrit ne politike ne vitet '90 duke e pas nje vokacion anti-LDK, veshtire se shkeputesh prej ketij averzioni. Vetem te rrallet aty-ketu edhe shkeputen.
LDK-ja mundet me ra ne 3%, por jo edhe paranoja e tyre prej ringjalljes se saj. Te tille 60-70 vjeçare ende te thone me gjysme zeri, sikur po i pergjon dikush, "nuk e njihni ju ariun e fjetur". Ariu ka fjet qe 20 vjet e droja se nuk zgjohet kurre me, por kush rri prore zgjuar e vigjilon pa prajtur eshte vetem paranoja obsesive e atij brezi.
Nese i takon brezit qe eshte rrit ne politike ne vitet 2010-2020, e ke nje obsesion te njesojte me PDK-ne. PDK-ja i humb zgjedhjet, del ne opozite, ndoshta edhe rri me gjate ne opozite se qe ka qene ne pushtet, por mendja paranojake e ketij brezi ende panikon mos po kthehen ne pushtet "ata".
Nje brez i tere eshte rrit duke sulmu PDK-ne, here me kritika parimore e here me peshtyma raciste-provinciale, dhe duket sikur kurrenjehere nuk kane me u shkeput nga ky fiksim. Vetem te rrallet, ato pak mendje racionale, shkeputen, sikurse edhe te brezat paraprake.
Sot, shumica e klases politike ne Kosove i takon ketij brumi te formesuar ne vorbullen e histerise anti-PDK. Shume prej tyre nuk u mungon shkollimi dhe formimi profesional e kulturor. Por, te gjitha keto atribute dhe atu shkrihen si akulli para diellit kur vjen puna te PDK-ja.
Mbase atij grupit te 60-70 vjeçareve edhe u falet – jane te moshuar, nuk e kane shkollimin superior sikurse ky brezi i ri dhe disa syresh jane formesuar politikisht ne organizime ilegale, gje qe patjeter i ben karaktere me vigjilente e dyshues.
Por, kur e sheh nje politikan/e 30-40 vjeçar/e, me shkollim ne universitete prestigjioze perendimore, me pretendime megalomane te veteprezantimit si liberale, duke operu me te njejten skeme logjike sikurse ai brezi i disa paranojakeve 70 vjeçare, e kupton dhe perjeton me rende tragjedine qe i ka ndodhe ketij vendi.
As bursat me prestigjioze, as seminaret me liberale, as auditoret me profesionale, as qasja ne dijen e pafundme te internetit, nuk e kane emancipu shoqerine per me nxjerre nje gjenerate politike me racionale, per me bo kete kapercim te madh gjeneracional.
Prandaj, Lumir Abdixhiku ose Vjosa Osmani, duke qene te formesuar ne kete etape anti-PDK, me pare bashkepunojne me VV-ne qe i mposht, ua rremben gjysmen e votave te partise, i sulmon me pameshire sadiste, i poshteron, i tall, sesa te afrohen me PDK-ne qe do te duhej ta kishin aleate te natyrshme per bashkepunim opozitar kundruall partise se pare.
Asnjeri nuk e kane pas pjekurine e duhur emocionale me ça zhguallin e ketij "mallkimi te gjenerates". Kane ngel aty. Ende jane ne vitin 2014.
I vetmi lider politik qe e ka kuptu se me ngel perjetesisht te perplasja PDK-LDK eshte anakronike dhe ahistorike – nderkohe Albin Kurti i mposht dyjat thelle – dhe i vetmi qe nuk sillet politikisht sikur te ishim ne vitin 2000, eshte Perparim Rama. Ndoshta sepse nuk eshte rrit politikisht ne Kosove ne epoken e toksicitetit anti-PDK... Nuk e di! Mbase!
Ajo qe e di sigurt eshte se ne kete shoqeri kane shku huq te gjithe skollarshipat dhe felloushipat per sa kohe nuk kane arrit me prodhu nje brez politik te emancipuar dhe racional qe e tejkalon ne mendesi brezin e formesuar politikisht ne skema logjike konspirative.
Jane shpenzu kot miliona euro per me riprodhu gjendjen e batakut mendor, per me ngel perjetesisht ne vendnumero mendor.
Çfare tragjedie shoqerore!!! Çfare fiasko sociologjike!!!











