75 Mall Live Search
22:54 / E Shtunë, 05 Shtator 2026 / AR

S’po i shfryhet goma, vazhdon të fitoj Roma

Roma ka shënuar një fitore dramatike ndaj Atalantës, duke triumfuar me rezultat 2-1, pavarësisht se ishte në disavantazh deri në minutat e fundit.

Atalanta kaloi në epërsi në minutën e 47-të me Edersonin, ndërsa Roma reagoi vonë.

Hermoso barazoi shifrat në minutën e 89-të, ndërsa Soule realizoi në minutat shtesë për përmbysjen e madhe.

Me këtë fitore, Roma grumbullon 9 pikë dhe ngjitet në krye të tabelës.